Miliardierët amerikanë/ Pandemia u shtoi pasurinë, në pesë të parët janë Bill Gates dhe Mark Zuckerberg

“Bisha” kineze që lufton koronavirusin, doktoresha muskuloze para dilemës së madhe (FOTO)

“Bisha” kineze që lufton koronavirusin, doktoresha muskuloze para dilemës së madhe (FOTO)Një raport i ri i grupit Americans for Tax Fairness (ATF) dhe i Institutit të Studimeve Politike thuhet se pasuria e më të pasurve në SHBA është rritur me $434 miliardë ose me 15 përqind, gjatë izolimit të koronavirusit, nga mesi i marsit deri në mesin e majit. Pasuria e tyre totale ishte rritur nga $2.948 miliardë në $3.382 miliardë.

Pesë më të pasurit e SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett e Larry Ellison—shënuan një rritje totale të pasurisë prej $75.5 miliardë.

Në muajin mars në revistën Forbes raportoheshin 614 miliarderë, ndërsa dy muaj më vonë numri i tyre ishte 630, duke përfshirë dhe muzikantin Kanye West që kishte arritur pasurinë $1.3 miliardë. Pronari i Tesla-s Elon Musk ishte mes atyre që kishin rritur më shumë pasurinë gjatë kësaj periudhe, në $36 miliardë.

Raporti shtonte se gjatë të njëjtës periudhë, rreth 38 milionë amerikanë kishin humbur vendet e tyre të punës. “Pandemia ka zbuluar pasojat e rënda të rritjes së diferencës së pasurisë dhe rritja e numrit të miliarderëve është simboli i kësaj pabarazie,” tha kreu i ATF, Frank Clemente.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey