Milorad Dodik i ankohet Borellit: Nëse Kosova mund, pse Republika Sërpska s’mund të jetë e pavarur

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës kanë mbajtur mbrëmë një takim online me kreun e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Anëtari serb dhe kryetari i Presidencës Milorad Dodik tha se ata biseduan me përfaqësuesin evropian për “Non-paper”, situatën aktuale epidemiologjike, si dhe për Kosovën dhe pozicionin e Republika Sërpska.

Pas takimit, Dodik theksoi se boshnjakët vazhdimisht duan të riintegrohen në Bosnjë siç ata imagjinojnë, në të cilën nuk ka serbë ose kroatë.

Sipas tij, nëse është e pamundur të arrihet një marrëveshje brenda Bosnjës se si të shkohet përpara në një periudhë të caktuar kohe, atëherë është më normale të presësh një përpjekje për t’u shpërndarë paqësisht.

Sipas Dodik, është e nevojshme të gjesh një ekuilibër midis kësaj, sepse dy situata pothuajse identike nuk mund të kenë dy zgjidhje të ndryshme.

Nëse Kosova është e pavarur, tha Dodik, atëherë pse nuk mund të jetë e pavarur Republika Sërpska dhe mbi çfarë parimi, raporton Radio-Televizioni i Republika Sërpska.

“Ky qëndrim provokoi një reagim nga dy anëtarët e tjerë të Presidencës, dhe Zeljko Komshiq u largua nga takimi pas pretendimit tim se ishte e papërshtatshme për Presidencën të drejtojë ato bisedime sepse kemi një Komshiq kur përfaqësuesit e tjerë të popullit kroat nuk e konsiderojnë atë legjitime “, tha Dodik./kk/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey