Milot Rashicës i ndalohet të udhëtojë drejt Gjeorgjisë

Norwichi konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë

Norwich City ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të lejohet të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022, për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.

Rashica nuk do të jetë në gjendje të luajë për Kosovën kundër Gjeorgjisë, por ai do të mundë t’i ndihmojë verdhekaltërve në dy ndeshjet e tjera më të vështira, kundër Greqisë dhe Spanjës.Gjeorgjia është në mesin e vendeve që Britania e Madhe i vlerëson me rrezikshmëri të lartë nga virusi Covid-19, prandaj anësori i Norwichit nuk do të lejohet të udhëtojë atje.

“Rashica nuk do të lejohet të paraqitet në ndeshjen e parë të Kosovës në Gjeorgji më 2 shtator, për shkak se ky vend është në listën e kuqe”, thuhet në njoftimin e Norwichit.

Trajneri Bernard Challandes e mblodhi ekipin kombëtar dje dhe i mbajti dy stërvitje, por Rashica mungoi pasi asi nuk do t’i bashkohet grupit deri pas ndeshjes të enjten.

Pas kthimit nga Gjeorgjia, Kosova e pret Greqinë më 5 shtator në Stadiumin Fadil Vokrri dhe pastaj Spanjën më 8 shtator po ashtu në kryeqytet.

Grupit i prin Spanja me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6, derisa Kosova ngel e fundit pa pikë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey