“Mini-Shengeni” i Ballkanit, Rama në Ohër për takimin e dytë

Sharing is caring!


Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të shtunë, në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në samitin për zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Gjatë mbrëmjes ai pati një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Është njoftuar se kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndërkohë që përmes një postimi në facebook, Rama paraljamëron edhe takimin me të gjithë liderët e rajonit./

Kryeministri Rama ne Facebook:

OHËR – Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zajev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve

Sharing is caring!

Loading...
shares