Minimumi jetik/ Pse qeveria shqiptare nuk përcakton një prag varfërie?

Shqipëria mbetet sot vendi i vetëm europian që nuk ka të përcaktuar një nivel të minimumit jetik. Në fakt minimum jetik nuk është gjë tjetër veçse një prag që do të përcaktontë një herë e mirë nivelin e të ardhurave ekonomike që do ti duhet një familjeje për të jetuar.

Në një studim të realizuar nga insitucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) thuhet se niveli i minimumit jetik, pra të ardhurat mujore që një familje të jetojë denjësisht nuk duhet të jenë më pak se 16 mijë lek të reja. Nga këto, 7089 lekë llogariten si shpenzime ushqimore, pra bazuar në numrin e kalorive të nevojshme për tu marrë nga një person në ditë, ndërsa pjesa tjetër e mbetur, pra 8913 lekë janë shpenzime të ndryshme ku bëjnë pjesë ato për transport, pagesë energjie etj.

Por ajo që është evidente në gjithë këto vite, është fakti që të gjitha qeveritë kanë hezituar në mos refuzuar për të miratuar e përcaktuar një kufi të mimumit jetik. Duhet të dimë, që paga mimimale dhe minimum jetik nuk janë e njëjta gjë. Përcaktimi i minimumit jetik në shifrën që cituam më sipër në fakt nuk është e vetmja zgjidhje. Një tjetër mënyrë që përdorin edhe shtete të ndryshme evropiane, përmendim këtu Kroacinë, është ajo e kompensimit ose e dhënies falas të disa shërbimeve që shteti i ka si ekskluzivitet të tijat. Përmendim këtu dhënien falas të energjisë elektrike, shërmbimin e transportit publik, apo përjashtimin nga disa lloje taksash.

Duhet thënë që në gjithë këto vite, edhe pse është kërkuar me ngulm nga shoqëria civile dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë shteti ynë nuk ka ndjekur asnjërën prej rrugëve të cituara nga ne më sipër. Pyetja që shtrohet është: pse qeveria shqiptare nuk miraton një minimum jetik?

Ekspertë të ndryshëm e lidhin këtë fakt me efektin që do të ketë përcaktimi i minimumit jetik në skemën e sigurimeve shoqërore, pagën minimale, skemën e pensioneve dhe atë të ndihmës ekonomike. Madje kjo e fundit do të preket më shumë nëse qeveria do të ndërmerrte këtë hap, pasi praktikisht është pikërisht ndihma ekonomike që sot është në një nivel qesharak prej 40 mijë lekë të vjetra që mund të merret si bazë e minimumit jetik. Pra të gjithë këto tregues do të duhet t’i përshtaten pragut të 16 mijë lekëvë të reja nëse do të miratohej një minimum jetik. Dhe kjo do ti “rrëzonte” qeverisë të gjithë skemën e deritanishme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey