Ministri Aliti u drejtua në Konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor mbi Reformat e Administratës Publike nën organizimin e ReSPA-së dhe OECD/SIGMA-së

,,Po synojmë fuqishëm drejt arritjes së administratës profesionale, efikase dhe llogaridhënëse në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë së biznesit në vendin tonë. Ne, në MSHIA, gjithashtu e administrojmë, e krijojmë dhe e promovojmë transformimin digjital dhe zhvillimin e shoqërisë informatike’, theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor mbi Reformat e Administratës, nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe OECD/SIGMA-së.

Ministri Aliti, potencoi se në kontinuitet, në mënyrë aktive dhe të përkushtuar punohet në masat dhe në aktivitetet e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike dhe të Planit Aksional (2018-2022), duke i theksuar katër sferat prioritare, të përcaktuara në bazë të parimeve të SIGMA-së:
Krijimi dhe zhvillimi i politikave;
Udhëheqja me burimet njerëzore dhe administrimi i shërbimeve publike;
Përgjegjësi, ll..

Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë; dhe
Sigurimi i shërbimeve dhe TIK mbështetja e administratës.

Duke pasur parasysh se Strategjia e deritanishme e Reformave të Administratës Publike është në fazën e fundit të implementimit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si institucion përgjegjës për administrimin dhe koordinimin e procesit të Reformave të Administratës Publike , e inicoi procesin përgatitor të Strategjisë së re tetëvjeçare për RAP (2023 – 2030), për të cilën është siguruar mbështetje nga SIGMA.
Ministri Aliti, shtoi se MSHIA-ja e ka formuar Grupin punues me përfaqësues të institucioneve shtetërore, të sektorit civil dhe të organizatave ndërkombëtare. Janë marrë parasysh edhe rekomandimet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe Konkluzionet e Grupit Special të RAP-it, për vitin 2021, ku jepet vlerësimi për progresin e vendit tonë në Reformat e Administratës Publike, por edhe rekomandimet për sferat në të cilat kërkohen reformime plotësuese.

Evaluimi i jashtëm e Strategjisë ekzistuese për RAP (2018-2022), u realizua nga ekspert i pavarur me mbështetjen e ReSPA-së. Gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, në suaza të evaluimit u organizuan punëtori dhe u përpiluan rekomandime të cilat paraqesin bazë për hartimin e Strategjisë së Re.
,,Reforma e Administratës Publike është proces i udhëhequr nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, por për implementimin e suksesshëm të kësaj reforme, nevojitet përkushtim dhe përfshirje e të gjitha palëve të interesuara. Na paraprin punë voluminoze, ku duhet t’i përfshijmë të gjitha kapacitetet lidhur me hartimin e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike, duke i marrë parasysh edhe leksionet e marra dhe përvojën nga implementimi i tanishëm i Strategjisë, me qëllim që të përpilohet dokument me qëllime dhe aktivitete reale, të cilat planifikojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme tetëvjeçare”, theksoi ministri Aliti.

Konferenca e sotme, në një vend i ka bashkuar ministrat e Administratës Publike të rajonit dhe faktorët kyçë të RAP-it, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Fjalime hyrëse kishin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, Gregor Virant – Drejtor i OECD/SIGMA-së, Matthew Buske – DG Near në Komisionin Evropian dhe Maja Hanxhiska Trendafillova – Drejtoreshë e ReSPA-së, e cila mes tjerash theksoi se ReSPA do të vazhdojë të fokusohet në thellimin e dialogur rajonal për çështjet e ReSPA-së në bashkëpunim të ngushtë edhe me mbështetjen e Komisionit Evropian në aspekt të modernizimit të plotë të hapësirës administrative në Ballkanin Perëndimor.

Loading...