Ministri Hoxha bashkë me deputetin Zendeli në Dobridoll: Angazhohemi për zgjidhjen e problemeve

Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha bashkë me deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli dhe me udhëheqësin e Njësisë Rajonale të MBPEU – Vrapçisht, Gëzim Hoda bashkëbiseduan sot drejtpërdrejt me bujqit e Dobërdollit për vështirësitë e tyre gjatë kryerjes së veprimtarisë bujqësore.

“Me vëmendje dëgjuam gjitha kërkesat e tyre dhe u zotuam se do ndërrmarim hapa konkret për të filluar me zgjidhjen e problemeve.

Me bujqit e Dobërdollit biseduam edhe për modernizimin e bujqësisë në këtë anë, duke mundësuar edhe konkurimin me produktet bujqësore në tregjet evropiane.
Takimet me bujqit na japin arsye shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen për bujqit tanë, sepse ata luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.”, theksoi ministri Hoxha.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey