Ministri Hoxha gëzon mbi 28 mijë prodhues të duhanit, lëshohen subvencionet

Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha ka njoftuar sot se janë paguar subvencionet për 28.168 prodhues duhani.

Аi këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

“Sot, në llogaritë e 28,168 prodhuesve të duhanit, janë paguar subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar nga korrja e vitit 2020, në vlerë prej afro 1.7 miliardë denarë. Të dashur prodhues të duhanit, ju i meritoni këto, ju meritoni edhe më shumë”, theksoi ministri Hoxha. Ai ka shtuar se MBPEU është gjithmonë në anën e bujqëve dhe kultivuesve të prodhimeve bujqësore.

Ministri Hoxha kohë më parë ishte zotuar për zgjidhjen e kësaj çështje dhe se disa herë ka zhvilluar takime me prodhuesit e duhanit.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey