Ministri Hoxha kundër kryeministrit Zaev, ja çfarë shkruan!

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA dhe njëherit ministër u Bujqësisë ka dal kundër kryeministrit Zoran Zaev lidhur me paradën e LGTB, të cilës i dha përkrahje duke u shprehur si kryeministër, por edhe në emër të Qeverisë. Ja postimi i Arjanit Hoxhës.

“Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithëkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë.
Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen.
E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë!”, ka shkruar ministri Hoxha.

Zaev një ditë më parë shkroi se Komuniteti LGBT ka mbështetjen e qeverisë dhe të tij për kauzën që nënkupton barazi dhe që është manifestuar lirshëm në shoqëri dhe të barabartë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey