Ministri Hoxha pas 12 vitesh pajis me uniforma të reja Policinë Pyjore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha sot në një konferencë për shtyp ka njoftuar se pas 12 vitesh policia pyjore në vend po pajiset me uniforma të reja, të dimrit dhe të verës, shkruan Nmk-post.

Ja postimi i plotë i ministrit Hoxha:
“Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, realizuam konferencë të përbashkët për shtyp me Zëvendëskryeministrin për Luftën kundër Krimit dhe Korrupsionit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Ljupço Nikollovskit. Në konferencën e përbashkët për shtyp, njoftuam për prokurimin e uniformave të reja për nevojat e Policisë Pyjore, ku pas plotë 12 vitesh do të furnizohen me uniforma të reja. Secili polic pyjor do të marrë dy palë uniforma dimërore dhe dy palë uniforma verore, për prokurimin e të cilave, në përputhje me Rregulloren për Uniformë dhe llojin e armëve që mbajnë pjesëtarët e Policisë Pyjore ishte shpallur tender. Në ditët në vijim, uniformat e reja do të dorëzohen në të gjitha Stacionet e Policisë Pyjore në tërë vendin tonë.

Vlera e prokurimit është rreth 10 milion denarë, me mjete të siguruara nga buxheti i MBPEU. Policia Pyjore edhe më tej do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale në luftën kundër grupeve të organizuara që në vazhdimësi po shkatërrojnë pyjet tona, sepse çdo pemë e prerë prek shumë breza pas nesh, kurse dëmi që ata shkaktojnë nuk matet me gjobat e vendosura”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey