Ministri Hoxha: Përfundoi me sukses një projekt i rëndësishëm i mbështetur nga BE

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se ka përfunduar me sukses projekti “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”, i implementuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me mbështetje financiare nga BE.

Përfundoi me sukses projekti “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”, i implementuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me mbështetje financiare nga BE.

Në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Instituti i Bujqësisë, Konsorciumi We Global, Federata Kombëtare e Fermerëve dhe OJQ të tjera, sot mora pjesë në ceremoninë solemne, me të cilën zyrtarisht mbylli projektin “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”. Projekti u implementua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga Konsorciumi WeGlobal dhe partnerët e tij, me mbështetje financiare nga Instrumenti për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 896,400 mijë eurove.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i konkurrencës në sektorin bujqësor si dhe të forcojë kapacitetet e MBPEU, Inspektoratit Shtetëror Bujqësor dhe institucioneve të tjera përkatëse në fushën e rregullimit të tregjeve bujqësore. Poashtu zbatimi i këtij projekti ka përcaktuar rregulla të caktuara, si dhe një sërë masash për rregullimin dhe mbështetjen e tregjeve bujqësore në drejtim të funksionimit dhe qëndrueshmërisë së tyre normale.
Rregullimi i tregjeve të produkteve bujqësore në mënyrën se si është rregulluar nga Bashkimi Evropian ka një rëndësi të jashtëzakonshme për sektorin bujqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pritet përmirësim i fuqishëm pozitiv i konkurrencës së produkteve bujqësore vendase”, ka theksuar ministri Hoxha.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey