Ministri Hoxha priti në takim delegacionin nga Vermonti

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha priti sot delegacionin e shtetit të Vermontit të SHBA-së, i udhëhequr nga Zëvendës Guvernatori i Vermontit, Molly Grey, i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gjeneral Majori, Greg Knight, të cilët vizituan Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si pjesë nga Programi i Partneritetit Shtetëror.

Me qëllim të forcimit të partneritetit 28-vjeçar midis Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Vermontit të SHBA-së, delegacioni prezantoi përshtypjet e tyre nga takimet e realizuara me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, nga sektori i bujqësisë, që kanë për qëllim krijimin e mundësive për zgjerimin e partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Vermont në këtë veprimtari.

Në realizimin e bashkëpunimit të planifikuar ndërshtetëror, është planifikuar edhe vizita ime në Shtetet e Bashkuara.
E gjithë kjo ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë deklaroi Arjanit Hoxha.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey