Ministri i jashtëm portugez sot në Shkup

Shefi i diplomacisë portugeze, Joao Gomes Cravinho sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Ai do të pritet nga homologu nikoqir, Bujar Osmani.

Në fokusin e takimit do të jenë procesi eurointegrues i vendit, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm me theks të veçantë në relacionet ekonomike.

Ministri i jashtëm portugez gjatë vizitës në Shkup do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey