Ministri i Mbrojtjes së Kosovës nesër vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 24 Gusht 2021 – Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai do të pritet nga krerët institucional të RMV-s, Kryeministri z. Zoran Zaev, Ministrja e Mbrojtjes dhe zv. Kryeministrja znj. Radmila Sekerinska dhe Ministri i Jashtëm z. Bujar Osmani.

Temë kryesore e takimeve do të jetë avansimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, të sigurisë, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Ministri Mehaj gjithashtu do të vendosë lule pranë pllakës përkujtimore mbi themelet e shtëpisë së lindjes së Nenës Terezë në Shkup për nderë të 111 vjetorit të lindjes së nobelistës Shën Tereza.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey