Ministri Mariçiq: Politikanët nuk mund të bëhen gjyqtarë

Ajo që është e harmonizuar në nivel partish është në nivelin e vullnetit dhe vendimit politik, por jo edhe të mekanizmave ligjorë, është përgjigjur ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i pyetur për pjesën e marrëveshjes mes LSDM-së dhe Alternativës që i referohet monitorimit të çështjeve gjyqësore.

“Politikanët nuk mund të zëvendësojnë rolin e gjyqësorit”, tha Mariçiq.

Ai përkujtoi se rasti “Monstra” është hapur për herë të dytë dhe është arritur sërish i njëjti përfundim, por ka theksuar se do të dëgjohet përgjigja nga Bashkimi Evropian.

“Është arritur pika e vullnetit politik për monitorim ndërkombëtar dhe këtë do ta kërkojmë nga BE-ja, do të shohim përgjigjen e tyre. Pikëpamjet e BE-së dihen deri më tani, por të paragjykojmë dhe çfarë do të na thonë tani varet prej tyre. Në rastin e korrupsionit të nivelit të lartë, kjo ndodhi përmes monitorimit të OSBE-së”, tha Mariçiq.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey