Ministri Mehaj sqaron për pagën që merr nga Norvegjia

Ministri Mehaj del me sqarim për pagën që merr nga Norvegjia.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar rreth deklarimit të pasurisë së tij në Agjencinë kundër Korrupsion.

Ai ka sqaruar se nuk merr disa paga nga Norvegjia.

Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se pas lëshimit të Ushtrisë merr pagën edhe 5 muaj, pastaj e vetmja pagë i mbetet ajo e ministrit.

“Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin.Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey