Ministri Osmani takohet me ambasadoren e Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, takoi Ambasadoren e Shtetit të Izraelit me seli në Jerusalem, Simona Frankel.

Ministri Osmani u shpreh i kënaqur me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, të bazuara në besimin dhe respektin reciprok, me theks të veçantë në nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtim të Holokaustit.

Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve, si dhe për çështje aktuale ndërkombëtare dhe temat rajonale.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey