Ministri turk në Tiranë: Ju kemi vëllezër, ja kur do nisim ndërtimin e 500 shtëpive

Ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum ka vizituar Shqipërinë, ku ka prezantuar edhe projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë një konference të përbashkët me ministrin për rindërtim, Arben Ahmetaj, ministri turk, i quajti shqiptarët disa herë vëllezër, ndërsa tha se shpreson që të fillojë në janar puna për ndërtimin e shtëpive.

“Jemi përpjekur të jemi pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ngushëllime familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Kemi vënë në dizpozicion 150 çadra. Ndihmën, Turqia e konsideron detyrë vëllazërore. Do ndërtojmë 500 shtëpi. Duam të fillojmë në fund të janarit dhe brenda 6 muajve të përfundojmë. Shtëpitë do ndërtohen në përshtatje me kulturën tuaj”, deklaroi ministri turk.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey