Ministri Vitia i gatshëm të japë dorëheqje nëse del që ai ka dëmtuar procesin e ardhjes së vaksinave

Ministri Vitia thotë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse del që ai ka dëmtuar procesin e ardhjes së vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në Kuvend para deputetëve se është i gatshëm të japë dorëheqje në rast se del ndonjë gjë që ai e ka dëmtuar procesin e ardhjes së vaksinave.

Ai tha se nuk ka refuzuar asnjë nënshkrim që do të dëmtonte procesin e vaksinave, teksa tha se ky është premtim publik që po e jep.

“S’kam refuzuar asnjë nënshkrim që do të dëmtonte procesin e vaksinave. Jam i gatshëm, që nese kan dodh diçka e tillë që rrezikon një proces të tillë jap dorëheqje”, tha Vitia.

“Prap në aspektin e mosnënshkrimit, ju lutem edhe pak durim, nëse del dicka e tillë para jush e para qytetarëve po e jap një premtim të tillë që marrë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Sa i përket ardhjes së vaksinave ai luti deputetët të kenë durim.

“Keni durim vetëm sa të mbarojnë disa procese”, shtoi ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey