Ministri Vitia nuk raporton në komision, kjo wshtw arsyeja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka mundur që të shkojë të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

“Ministria e Shëndetësisë është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.

Në mbledhjen e komisionit është paraparë që të shqyrtohet zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey