Ministri Vitia para deputetëve: Deri në fund të vitit presim t’i sigurojmë 2 milionë vaksina anti-covid

Arben Vitia para deputetëve: Deri në fund të vitit presim t’i sigurojmë 2 milionë vaksina anti-covid.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend të Kosovës ka thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina, raporton Gazeta Express.

“Mendoj se vetëm duke raportuar ne si ministri në bashkëpunim me Kuvendin mund të çojmë agjendën përpara”, ka thënë Vitia derisa ka filluar raportimin në komision.

I njëjti ka folur edhe për situatën me COVID në Kosovë, duke thënë se është përmirësuar dukshëm.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”, ka thënë Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se me ardhjen e tij në krye të këtij dikasteri, në javën e parë të punës kanë pranuar kontingjentin e parë me vaksina.

Megjithatë, Vitia është ankuar se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, e as marrëveshjen e konfidencialitetit.

“Sa i përket vaksinimit, në momentin e ardhjes time në detyrë, plani për vaksinim veçse ka ekzistuar dhe ne brenda javës kemi pranuar kontingjentin e parë të vaksinave nga COVAX.

“Sa i përket furnizimit me vaksina, neve nuk na u është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit, ne i kemi vënë kontaktet dhe tashmë e kemi nënshkruar një kontratë. Neve nuk na u është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit, ato na u është dashur t’i sigurojmë nga prodhuesi”, tha ai.

Vitia ka shtuar se deri në fund të vitit presin që të sigurojnë deri në 2 milionë vaksina, në mënyrë që të mund të bëhet vaksinimi i 60% të popullsisë dhe kategorive tjera.

“Së fundmi ka arritur edhe kontingjenti tjetër i vaksinave. Deri tani kanë arritur 178 mijë vaksina dhe ne do të kemi doza të tjera ditëve në vijim”, shtoi ai.

“Vaksinimi po hyn në një fazë të re. Siç jeni të informuar, gjatë kësaj kohe është me rëndësi të përmendet që janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë e bashkë me dozat e krijuara, deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milion vaksina. Do të ketë edhe përpjekje për sigurimin të edhe më shumë vaksinave”, tha Vitia para deputetëve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey