Ministria e Arsimit kundër grevës: Mësimi në shkolla patjetër të organizohet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje që të zhvillohet procesi mësimor, pas thirrjeve dhe organizimit të sindikatës që nesër të nis greva në arsim.

Ministria njoftoi se nesër (të hënën) kur është lajmëruar greva nga udhëheqësia e Sindikatit për Arsim dhe Kulturë (SASHK), shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor, përcjell INA.

Sipas MASH rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor.

“Nuk guxon të ketë ndërprerje vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve,ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor.Udhëheqësit e shkollës kanë detyrimet ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vazhdimin në kontinuitet dhe ndjekjen e mësimit në klasa, i cili ishte vendosur pasi që pas një vit e gjysmë edukim të nxënësve në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, ato përsëri u kthyen në bankat shkollore aty ku e kanë vendin”, thuhet në kumtesën e MASH. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey