Ministria e Arsimit: Mësimi të mos bojkotohet

UNSHM-ja as që ka organizuar e as që ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin online për shkak të digjitalizimit të librave. Këto janë lajme të rrejshme me të cilët grupe të caktuara manipulojnë opinionin. Nga MASH-i kanë bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe t`I ndjekin vetëm informacionet zyrtare lidhur me dilemat rreth ligjit për libra shkollor.

MASH-i u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të vazhdojnë mësimin prej se disa media publikuan se nxënës të shkollave të mesme janë duke u organizuar për ta bojkotuar mësimin, pas paralajmërimeve për digjitalizimin e librave shkollor.

“Bojkotimi I mësimit do të thotë rezistencë ndaj ndryshimeve që janë krijuar konform kohës dhe epokës së teknologjisë IT. Është në interesin e brezave të tashëm dhe të ardhshëm të nxënësve, që sistemi arsimor në vend të zhvillohet, të përparojë dhe të jetë në hap me trendet dhe proceset në botën bashkëkoohore arsimore, mes të cilave edhe digjitalizimi I materialeve të mësimit, që tek ne, si ndryshimeve do të ndodh gradualisht dhe për momentin aspak nuk i prek nxënësit e shkollave të mesme”

Ndërkohë, Unioni I Nxënësve të Shkollave të Mesme ka përgënjeshtruar informacionet se janë organizatorë të bojkotimit të mësimit.

“Këto janë lajme të rrejshme ku grupe të caktuara manipulojnë me opinionin. UNSHM-ja as që ka organizuar e as që ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin për shkak të digjitalizimit. Nuk ka nevojë për dukuri të këtilla. Digjitalizimi i librave shkollor ka të bëjë vetëm me klasën e katërt, që do të jenë digjitale nga shtatori, kurse do të kalojnë shumë vite derisa të fillojë procesi I digjitalizimit të materialeve mësimore në arsimin e mesëm”

Nga UNSHM-ja thonë se thirrjet për bojkot manipulojnë dhe dëmtojnë nxënësit e shkollave të mesme duke u bërë thirrje autoriteteve të arsimit që t`I arsyetojnë mungesat. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey