Ministria e Arsimit premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese në librat shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor. Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashizoide ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.

Miniistria thekson se hap kryesor në reforëm e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu në komunikatën e tyre për Televizionin SHENJA sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësishtë dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të deportojnë në librat shkollor”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey