Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të regjistrohen për vaksinim: Dje u dhanë 2 mijë e 919 vaksina

MSH fton qytetarët që të regjistrohen për vaksinim: Dje u dhanë 2 mijë e 919 vaksina.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 919 persona kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, deri dje numri i të vaksinuarve ka shkuar në 53 mijë e 115.

Nga MSH u kanë bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey