Ministrja e Drejtësisë formalizon grupin punues për themelimin e Institutit për krimet serbe në Kosovë

Formalizohet grupi punues për themelimin e Institutit për krimet serbe në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se e kanë formalizuar grupin për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për kri.met e kryera gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Poashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo dëshmi që kanë për kri.met e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për kri.met të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar kri.met e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces.

Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të kri.meve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey