Ministrja Gërvalla e kupton gabimin e saj, e ndryshon postimin ku i gaboi flamujt

Gërvalla e kupton gabimin e saj, e ndryshon postimin ku i gaboi flamujt.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka ndryshuar postimin e saj në Twitternë të cilin gaboi flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.

Gërvalla ka ndryshuar postimin e saj duke ndryshuar larguar fare flamujt, duke e pranuar gabimin e saj.

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin Gjeneral të #NATO Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë për të parë angazhimin e palëkundur të NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do të harrojë kurrë se NATO-ja shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo ne postimin e edituar.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përsëri ka gabuar në një postim të saj në rrjetin social Twitter.

Pas gabimeve të shumta gjuhësore që kishte bërë para një muaji, ku pas një postimi në gjuhën angleze me shumë gabime MPJ ishte detyruar të fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi, Gërvalla ka bërë një skandal tjetër tani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey