Ministrja Haxhiu e kërcënon me kallëzim penal Xhafer Tahirin për çështjen e pronës në Vushtrri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kërcënuar me ngritje të kallëzimit penal ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, në rast se nuk ndalen punimet e ri-filluara nga kompania, së cilës i është ndërprerë kontrata, në pronën e “Hotel Vicianum”.

Haxhiu këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë ‘Facebook’, teksa ia ka bashkëngjitur një dokument, në të cilin njoftohet për ndërprerje të kontratës për kompaninë në fjalë.

“Kur një kryetar Komune, vendimin për mbrojtjen e pronës publike e quan “problem të krijuar”..çka me thënë tjetër! z. Xhafer Tahiri, zbatojeni vendimin që e keni pranuar nga Ministria e Drejtësisë ose do të detyrohemi të bëjmë kallëzime penale!”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Tahiri po pretendon se ministrja e dikasterit të Drejtësisë as në mandatin e parë, e as të dytin nuk ia ka dhënë pronësinë komunës, duke thënë se nuk është në kompetencë e tij.

“Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, ka deklaruar ai në një reagim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey