Ministrja Nagavci: Janë më shumë se 20 vite të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit

Nagavci: Janë më shumë se 20 vite të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se jo vetëm pandemia ka ndikuar në humbjen e mësimit tek dy gjeneratat e fundit.

Ajo në Kuvend u shpreh se gjendja e rëndë në arsim është me dekada, gjersa i tha opozitës se janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja , siç e ka quajtur ajo brutale, e subjekteve politike.

“Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë e i dëshirojmë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Nuk është këtu më shumë se dy gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë.”

“Ju lus edhe njëherë që të reflektoni për të gjithë ndërhyrjen që e keni pasur në të kaluarën dhe të ndihmoni që me një kritikë konstruktive dhe me një bashkëpunim të punojmë së bashku për të arritur rezultatet që po i dëshironi”, tha ajo.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey