Reagimeve të shumta pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut iu është bashkuar edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Borrell shkruan se ky është “një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Diplomanti europian thekson se ky vendim vjen në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrel në Twitter.
In North Macedonia, the Parliament @SobranieRSM has voted.
In favour of opening accession negations, in favour of our common European future.
A crucial step on the EU path for Albania and North Macedonia, at times when we need to stand together in living up to joint challenges.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 16, 2022