Miratohet në Itali “Dekreti i Rilançimit” prej 55 miliardë eurosh

Qeveria e Italisë miratoi Dekretin e “Rilançimit” të ekonomisë, të dëmtuar nga COVID-19. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte aprovoi sot planin ekonomik prej 55 miliardë eurosh për fazën e dytë të pandemisë.

Një pjesë e tyre, respektivisht 25.6 miliardë do të shkojë në ndihmë të punëtorëve.

Qeveria aprovon pagën e emergjencës e cila ishte 400, tashmë ajo do të jetë 800 euro për person.

Në planin ekonomik aprovohet dhe dekreti për pajisjen me leje të rregullta qëndrimi për emigrantët jo të rregullta që do të punësohen në sektorin e bujqësisë , asistencës për të moshuar e kujdestarisë shtëpiake

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey