Misteri i helmimit të çiftit në Librazhd/ Nëna e dhëndrit: Çfarë zbulova kur shkova t’i zgjoja

Sharing is caring!

Rezarta Hajdari, 19- vjeçarja e martuar vetëm një javë më parë, që humbi jetën të premten nga helmimi, është përcjellë dje për në banesën e fundit.

Trupi i saj u tërhoq nga morgu nga i vëllai dhe të afërmit për ta dërguar më pas në shtëpinë e saj, në fshatin Fushë-Buall të Elbasanit, ku iu dha edhe lamtumira e fundit. I vetmi dëshmitar që mund të zbardhë misterin e vetëhelmimit, që pakkush nga rrethi familjar e shoqëror e beson, është bashkëshorti i saj, Olsiani, i cili vijon të mos japë shenja jete dhe ndodhet i mbuluar nga tubat e aparaturat në reanimacionin e Spitalit të Elbasanit.

Sipas Panoramës, oficerët e Policisë që kanë kryer kontroll të imtësishëm në banesën e çiftit dhe në dhomën e tyre, nuk kanë gjetur asnjë gjurmë vetëvrasjeje.

Paraprakisht, ekspertiza mjeko-ligjore pohon se çifti është helmuar me fostoksinë, por Policia nuk ka gjetur gjurmë të këtij helmi apo ambalazhin e tij në dhomën e gjumit. Kanë kaluar 24 orë dhe dhoma është e njëjtë, kuverta e vendosur ashtu siç e la çifti, dollapi pak i hapur, ku vajza kishte vendosur me rregull pajën në banesën e re ku do jetonte me djalin e dashuruar rreth një viti e gjysmë më parë.

Në këtë dhomë, Policia nuk ka gjetur prova të mjaftueshme, që të mund të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

Natën e fundit, siç tregon nëna e Olsianit, Bukuria, çifti ka ngrënë darkë dhe kanë shkuar në dhomë për të fjetur. “Në mëngjes po vonoheshin dhe shkova t’i zgjoj në dhomë, por ç’të shoh! Djali përpëlitej dhe kishte shkumë në buzë. Nisa të bërtas. Lajmëruam ambulancën, ndërsa një fqinj na ndihmoi t’i dërgonim në spital”, rrëfen Bukurie Hajdari, e cila ende nuk ka një shpjegim për ngjarjen.

Sharing is caring!

Loading...
shares