Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Rinasit, shtyhen disa fluturime

Policia shpëton 4 alpinistë në malin e Gramozit (FOTO)

Policia shpëton 4 alpinistë në malin e Gramozit (FOTO)

Tirana dhe Fushë- Kruja është shoqëruar pasditen e kësaj të diele nga një mjegull shumë e madhe.

Kjo ka shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve, por ka ndikuar edhe në transportin ajror. Ulja në aeroportin e Rinasit e dy avionëve që vinin nga Brukseli dhe Londra, është devijuar drejt Korfuzit dhe Shkupit.

Mësohet se disa fluturime janë shtyrë nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.

Një gjë e tillë është reflektuar edhe në faqen zyrtare të Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) e cila ka njoftuar se fluturimet që ishin parashikuar të kryheshin rreth orës 21:00-22:00 janë shtyrë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey