Mjekët në Maqedoninë e Veriut nesër në grevë

Nesër në ditën e shëndetësisë – 7 prill, mjekët amë në Maqedoninë e Verit do të mbajnë sërish protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Qeveria nuk na ka plotësuar asnjë kërkesë. Këshilli Ekonomik i Qeverisë duhet të gjejë para për të rritur pikët e kapitacionit të mjekëve të familjes, në mënyrë që t’i mbajmë mjekët e rinj dhe t’i paguajmë infermierët në përputhje me rrethanat”, theksoi Lilija Çolakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë.

Kjo është hera e tretë që ata shprehin pakënaqësinë e tyre, pasi zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk i kanë dëgjuar kërkesat e tyre.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey