Mjeku ia hoqi syrin e gabuar, pacienti mbetet i verbuar

Në spitalin universitar të Ruzinovit në Bratislavë, pacientit i është operuar gabimisht syri.

Si pasojë, pacienti ka humbur të dy sytë gjersa mjeku që drejtoi operacionin është pezulluar nga puna.

Rasti është iniciuar edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Kujdesit Shëndetësor. Ata nuk kanë përjetuar ende një incident të ngjashëm në spital, raportojnë mediat sllovake.

“Spitali i ofroi pacientit dhe familjes së tij bashkëpunimin e plotë për zbutjen e pasojave mjekësore, psikologjike dhe sociale. Jemi shumë të ndjeshëm ndaj kësaj ngjarje tragjike, sigurisht që komunikojmë me të prekurit dhe do të jemi ndihmues në të gjitha drejtimet”, pohoi Eva Kliska, zëdhënëse e spitalit universitar.

Gabimi tragjik ndodhi në sfondin e një mosmarrëveshjeje industriale në sektorin e shëndetësisë së Sllovakisë.

Një javë më parë, sindikata e mjekëve, “LOZ” njoftoi se rreth 3,000 mjekë ishin gati të largoheshin nga puna nëse pagat e dobëta dhe kushtet gjithnjë e më të padurueshme për punë nuk përmirësohen.

Për shkak të eksodit të stafit, veçanërisht në Republikën Çeke dhe Austri, mjekët e mbetur në Sllovaki ishin të mbingarkuar prej vitesh dhe situata u përkeqësua nga pandemia e coronavirusit./telegrafi

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey