Mjeku kosovar në SHBA: Albin Kurti dha shembull të mirë, i inkurajoi qytetarët për t’u vaksinuar

Mentor Sejdiu, internist me prejardhje nga Kosova i cili jeton dhe vepron në SHBA, ka thënë që procesi i vaksinimit të qytetarëve atje ka shkuar shumë mirë deri tani.

“Procesi i vaksinimit në SHBA, fillimisht ishte në bazë të moshës 65 e më të moshuar. Tash është në mosha 50 vjeçare dhe pacientat që kanë probleme shëndetësore; si dhe qasja me publikun, njerëzit që kanë qasje me publikun në mënyrë të rëndomtë, ata duhet të jenë të vaksinuar”.“Është një vaksinim i rregullt tash dhe është i organizuar mirë, pasi është dy faza dhe është duke shkuar mirë. Gëzohem nga fakti që në Kosovë ka filluar vaksinimi dhe ‘më mirë është vonë se kurrë’. Është një nga format e evitimit të kësaj pandemie”, tha Sejdiu në Info Magazine.

Sejdiu ka thënë që edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, dha një shembull të mirë për qytetarët pasi u vaksinua sot.“Mendoj që është një vendim shumë i mirë i çdo zyrtari, sidomos i një kryeqeveritari të jetë si shembull për popullatën në përgjithësi dhe është një shembull inkurajues për popullatën e thjeshtë që të shkojnë të marrin vaksinën që është shumë e nevojshme”.

“Besoj që Kurti dhe çdo qeveritar atje ka kontakte me njerëz dhe është faktor i bartjes së virusit tek personat tjerë”, u shpreh tutje ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey