Mjeku nga Maqedonia bartë 5 orë nëpër borë pacientin për t`ia shpëtuar jetën

Dr. Pavle Zafirov, një mjek i urgjencës, në profilin e tij në Facebook ka treguar për shpëtimin e një banori të një fshati në Kratovë i cili ishte lënë i bllokuar në të ftohtë pranë tufës së bagëtive, por me shenja jete pas së cilës ekipi mjekësor dhe anëtarët e familjes e bartën atë për 5 orë në barela të improvizuara, përmes ortekëve të borës për ta transportuar atë deri të automjetet dhe më pas në spital.

Këtu mund ta lexoni statusin e tij:

“Disa ditë më parë, mora një telefonatë për një person të bllokuar në një nga vendet më të largëta malore në komunën e Kratovës. Rreth orës nëntë të mëngjesit, së bashku me një teknik mjekësor dhe një vozitës, të shoqëruar nga infermierja, nipi dhe kumbari i nipit të personit, u drejtuam për në mal. Pasi udhëtuam rreth tridhjetë apo dyzet kilometra, automjetet tona u bllokuan në borë, pas së cilës u desh të vazhdonim në këmbë. Pas më shumë se një orë e gjysmë ecje nëpër terrenin jashtëzakonisht të pjerrët dhe të paarritshëm, sepse rruga për në shtëpi nuk ishte e kalueshme, arritëm në pronën e personit.
Me këtë rast, hasëm një situatë prekëse. Personi ishte shtrirë në shtegun që të çon nga shtëpia e tij deri te tufa e bahëtive ku ai kujdeset për një numër të konsiderueshëm delesh që në këtë periudhë të vitit çiftëzohen dhe duhet të kontrollohen çdo natë. Për mrekulli, pas më shumë se 12 orësh në temperatura polare në borë, personi ishte ende gjallë, ndryshe nga një dele që kishin dalë ndoshta për ta kthyer në tufë qengjin. Ai u gjet nga nëna e tij 90-vjeçare, e cila, duke mos pasur forcë për ta ngritur, kaloi tërë natën pranë tij duke u përpjekur ta ngrohte, kështu që në mëngjes, megjithëse ajo nuk dinte ta përdorte telefonin, arriti të telefononte vajzën e tij dhe të kërkonte ndihmë.

Ne e sollëm atë në shtëpi dhe i dhamë ndihmën e parë, por si gjithmonë, një aksident nuk kalon i vetëm. E kuptova që situata është shumë më serioze (megjithëse ngrirja në vetvete është një gjendje e rëndë që zakonisht kërkon shtrimin në spital) dhe se personi padyshim që ka ndonjë gjendje tjetër themelore që duhet të ekzaminohet në një ambient spitalor, transmeton Shtegu.com, postimin e mjekut.

Këtu filloi golgota jonë e vërtetë. Për shkak të paarritshmërisë së terrenit ne nuk patëm mundësinë (të paktën atëherë mendova kështu) ta çonim njeriun në automjetin tonë. Vendosëm të kërkojmë ndihmë nga të gjitha institucionet në komunën tonë. Dhe imagjinoni, kudo që kemi thirrur ose dërguar dikë për të pyetur, na është thënë që nuk mund të na ndihmojnë. Brigada e zjarrfikësve nuk mundi, Qendra e Menaxhimit të Krizave nuk ishte kompetente, kolegët nga ESH Kratovo thirrën stacionin policor, por sinqerisht nuk e di se çfarë u thanë, dhe Komuna e Kratovës dhe numri personal i kryetarit të komunës as nuk e morën guximin ta ngrenë telefonin.

I lënë vetëm dhe pa ndonjë ndihmë, i pyeta të afërmit e tij dhe teknikun mjekësor nëse ishin të gatshëm ta çonin njeriun në automjet, plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin i vura ata dhe veten time dhe përgjegjësinë që po merrja. Sidoqoftë, profesioni nuk më lejon as të mendoj për mos transportimin e pacientit që ishte me fat të mbijetojë në atë të ftohtë dhe borë.

Familjarët gjetën pirgje dhe batanije nga të cilat ne qepëm një barelë me duart tona, e mbështollëm burrin me batanije dhe e vendosëm në barelë dhe gjithashtu e siguruam duke qepur batanijet nga jashtë.

NE TË KATËR, RRETH 5 ORË E BARTËM PACIENTIN NË DUAR NËPËR SHTIGJE TË DHIVE, NËPËR TERREN EKSTREM TË PJERRËT DHE NË TERREN TË MBUSHUR ME BORË, PËRTEJ LUMIT DHE KODRAVE TË PYLLËZUARA QË VETËM DO TË GUXONIN T`I KALONIN NË KËMBË.

Në fund, rreth orës 19.00 arritëm të shkojmë te automjetet dhe rreth orës 20.00 të transportojmë pacientin në ESH në Probishtip, ku ekipi i shërbimit pa asnjë fjalë dhe pyetje e pranoi pacientin dhe e çoi në Shtip.

Përjetova një nënë 90-vjeçare që me lot dhe vaj po na lutej ta shpëtonim djalin e saj duke e mbajtur në shpinë në të njëjtat shtigje dhishë, përgjatë të cilave ajo u sillte ushqim partizanëve që ndërtuan shtetin e sotëm me gjak, që nuk donte t`i ndihmonte djalit të saj. Absurde, apo jo?

Prandaj, unë pyes publikisht:

Stojançe Angelov, për çfarë është përgjegjëse Qendra e Menaxhimit të Krizave? Për ngritjen e krahëve dhe shpatullave, ulur në zyra dhe transferimin e informacioneve?

Ljupço Bojaxhiev, për çfarë janë përgjegjës ndërmarrjet komunale dhe babai i qytetit, nëse jo për të qenë në shërbim të qytetarëve kur u duhen më shumë? Apo për mbjelljen e luleve, pikturimin e karriegev, asfaltimin e rrugëve panoramike dhe shitjen e kashtës së zbrazët dhe demagogjisë?

Të nderuar

Zoran Zaev, Venko Filipçe, Oliver Spasovski, unë po ju drejtohem jo si eksponentë të një partie politike, por si njerëz që aktualisht janë mbajtës të pozicioneve që mund të jenë në gjendje të bëjnë një ndryshim.

Unë, dhe shpresoj që edhe shumica e qytetarëve të kësaj Republike të egër mizore, që e lexojnë këtë, NUK DUA, POR KËRKOJ PËRGJEGJËSI PËR RASTIN KONKRET DHE PRES QË MË NË FUND TË FILLOHET ME RESPEKTIMIN E DISA RREGULLAVE, PRINCIPEBE DHE STANDARDEVE.

Po e shkruaj këtë i provokuar nga inercioni e institucioneve dhe qëndrimi i tyre, por edhe nga çnjerëzimi i njerëzve të punësuar në to, jashtë çdo konteksti politik ditor, duke ditur që do të provokoj reagime që ndoshta do të kenë një ndikim negativ tek unë, por sinqerisht, nuk brengosem shumë.

Më në fund, po i përgjigjem pyetjes. Jeta njerëzore nuk ka vlerë për disa prej nesh, dhe për disa nuk ia vlen aspak.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey