Mogerini në Ohër: Marrëveshja e Prespës dëshmoi se asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini nga Forumi në Ohër theksoi se Marrëveshja e Prespës në arritjen e së cilës ajo ishte kyçur personalisht në mënyrë aktive, paraqet frymëzim për tejkalimin e kontesteve të tjera të pazgjidhura në rajon.

Mogerini është e bindur se Marrëveshja e Prespës mbetet jo vetëm për të por edhe për të gjithë kolegët e BE-së edhe për bashkësinë euroatlantike zgjidhja e duhur dhe shembull.

“Marrëveshja dëshmoi se asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, për çdo pyetje, kontest ka zgjidhje, por për këtë kërkohet lidership, guxim, vendosmëri dhe respekt, që nevojitet në masë të mëdha në këto kohë dhe të shikohet përpara dhe të investohet më shumë për mënyrën në të cilën mundeni të siguroni rrugë të qëndrueshme për popullin tuaj. Marrëveshjet gjithmonë janë të rënda, por të mundshme, ndërsa Prespa është shembull i shkëlqyer i rajonit se Ballkani mund të japë rezultate edhe me mbështetjen e BE-së edhe të bashkësisë ndërkombëtare mund të ndodhin gjëra të pamundshme”, tha Mogerini.

Ajo theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se nuk bëhet fjalë për proces të zgjerimit, por para së gjithash proces të bashkimit të Evropës.

Xhorxh Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, vlerëson se as Marrëveshja e Prespës dhe as Marrëveshja e Ohrit nuk janë vënë në pikëpyetje, por e pasqyrojnë atë se si guximi dhe intervenimi i kalkuluar mund të çojnë drejt fitoreve.

“Zaev dhe Cipras demonstruan guxim të madh politik duke sjellë vendim që do t’i hapë dyert e NATO-s dhe ta çojë shtetin drejt rrjedhave evropiane. Anëtarësimi në BE është pranë, ai do të ndodhë”, tha Robertson.

Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Ohrit Robertson e shfrytëzoi mundësinë para pjesëmarrësve në Forum ta potencojë guximin e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, si njeri të cilin armiqtë e quanin tradhtar që e shet vendin, ndërsa kontributi i së cilit është i madh në tejkalimin e krizës dhe konfliktit ushtarak.

Johanes Han, ish-komisari i BE-së për zgjerim, nga foltorja në Ohër theksoi se Maqedonia e Veriut shërben si shembull se si marrëveshje pas marrëveshjeje, hap pas hapi, realizohen qëllimet.

“Duhet kohë, rruga drejt suksesit është me gjemba, por vlerësoj se edhe pse rruga është me lakesa dhe jo gjithmonë dihet se çfarë fshihet pas këndit, në fund do t’i largojmë të gjithë gurët nga rruga”, tha Han.

Për Marrëveshjen e Prespës ai tha se është shembull fantastik se si zgjidhen kontestet, demonstrim i vendosmërisë dhe vizionit të liderëve të të dyja shteteve.

“Ishte sinjal për rajonin se kompromisi i drejtë është i mundur. Në shumë negociata të udhëhequra në rajon e kam përjetuar ndjenjën e ekzistimit të pozitave diametralisht të kundërta apo bardh e zi, ndasive në fitues apo humbës. Por, në jetën reale dhe veçanërisht si gjë thelbësore tek demokracitë është se duhet të arrihet marrëveshje e drejtë, shembull i cili njeh vetëm fitues”, tha Han.

Han shprehu keqardhje që për një çast është humbur dinamika e proceseve që çojnë drejt progresit të rajonit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey