Molliqaj: Vjosa si instrument

Dardan Molliqaj: Vjosa si instrument.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shkarkimit te Valdete Dakës si kryetare e KQZ-s, nga Presidentja Vjosa Osmani.

Sipas kreut të PSD-së, Vjosa Osmani është kryetarja e degës së VV-së në presidencë dhe ajo po prdort si instrument.

Molliqaj thotë se Daka u shkarkua pas zgjedhjeve m t rregullta e m demokratike.

Postimi i plotë:

VJOSA SI INSTRUMENT

“Kryetarja e degës së VV-së në presidencë, Vjosa Osmani, ashtu siç e shpallëm gjatë zgjedhjeve, po kryen me përpikmëri urdhërat e liderit të saj, Albin Kurtit.

Për herë të parë në historinë e Kosovës, pas zgjedhjeve më të rregullta dhe demokratike, po shkarkohet një drejtues i KQZ-së nga presidenca.

Shkarkimi i tillë është politik. Qëllimi i tij është kapja e institucionit që organizon zgjedhjet rrjedhimisht cënimi i demokracisë.

Modeli i ndjekur sot është modeli tipik popullist që është zbatuar thuajse njësoj, kudo ku popullizmi ka fituar ndaj demokracisë”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey