Momente epike/ Aureli heq kapelën për të respektuar Ronaldon dhe Buffon (FOTO)

Sharing is caring!

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës.

Ata kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, portierin e njohur italian.

Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: “Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, tha Rama.

Luan futboll? Pyesin Aurelin, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.

Sharing is caring!

Loading...
shares