Momenti ku fansat i vërsulen Dua Lipës, këngëtarja reagon e frikësuar

Dua Lipa është përballur me një situatë të pakëndshme të shtunën pasi disa persona e sulmuan në Mexico City. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja e hitit “Don’t Start Now”, u pa duke ecur drejt makinës së saj pasi u pikas nga turma.

Sigurimi i saj u përpoq të ndalonte fansat që iu vërsulën këngëtares duke e frikësuar, dhe ajo arriti të largohej. Një burim u shpreh për The Sun se “lajmi se ajo ishte në zonë u përhap me shpejtësi dhe padyshim që njerëzit ishin të etur për ta parë.”

“Por u kthye në një situatë të keqe pasi dy fansat iu vërsulën. Ata vrapuan dhe dukej e frikshme. Dua nuk u ndje rehat. Fatmirësisht siguria e saj ishte aty për të larguar fansat sepse kushedi çfarë mund të kishte ndodhur.” Dua ndodhej atje për të xhiruar një fushatë të re për Yves Saint Laurent.

https://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-2381050/Video-Dua-Lipa-appears-attacked-fans-Mexico-City.html

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey