Monika Lubonja shfaqet sërish në “Përputhen” dhe thumbon Borën për Donaldin dhe Beatrixën

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP” (dhe jashtë), Monika Lubonja i ka mbështetur gjithmonë Beatrixën dhe Donaldin. Ajo shpesh e ka konsideruar të bukur dhe të sinqertë dashurinë e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Monika ishte e ftuar në “Përputhen Prime” si opinioniste, ku “u përball” me moderatoren Bora Zemani.

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”, i tha Bora.

Nga ana tjetër përgjigjja e Monikës u duk si kunj për moderatoren, pasi tha se ajo i do “emocionet e bukura dhe të sinqerta”, fraza e përdorur shpesh për Donaldin dhe Beatrixën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey