Morena Tarakut i vdes një familjar, këngëtarja vjen me postim prekës

Këngëtares Morena Taraku i ka vdekur gjyshi sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, ku ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Abej u prefsh në paqe. Të dua shumë gjyshi jem. Përqafe shumë mamin sot kur takoheni mas 17 vjetve”, ka shkruar Morena krah fotos.

Pak kohë më parë këngëtarja ka kujtuar humbjen e së ëmës me një tjetër postim të ndjerë në Instagram.

Ajo tregoi se ka qenë te një shoqe, kur ka ndjerë erën e qumshtit të zier dhe kjo i ka kujtuar nënën e ka filluar të qajë si fëmijë.

Morena ka rrëfyer se ka 17 vite që në kuzhinën e saj nuk e ndjen një erë të tillë dhe bëri thirrje për dashuri pa fund ndaj nënave.

‘Nuk kisha ndie kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një momente me doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time.. më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk me kishe ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, shkruante Morena.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey