Morena vishet super hot, do ta ‘shashtris’ të dashurin 43 vjeçar

Modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit.

Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini.

Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk, shkruan ORAinfo.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

E për këto raportime, modelja nga Prishtina nuk e ka thënë asnjë fjalë, as nuk e ka mohuar e as pohuar lidhjen me pasanikun turk.

Sidoqoftë, sot Morena ka publikuar një foto ku shfaqet super e zjarrtë.

E veshur me fustan të shkurt e shumë provokues, Morena do ta ‘shkrijë’ edhe të dashurin e ri të saj, turkun baba të dy fëmijëve. /ORAinfo/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey