Mori në qafë ekipin shqiptar, klubi nga Qipro kërkon 400 mijë euro shpërblim

Engji me fustan të gjatë plot ‘xixa’, shfaqet në krahët e këtij mashkulli

Engji me fustan të gjatë plot ‘xixa’, shfaqet në krahët e këtij mashkulliKur një dështak bën lëmsh klubet dhe sjell një gjobë të majme në fund për një klub shqiptar. Kjo është historia e sulmuesit Mathew Boniface, i cili ka lëvizur nga Qipro në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

Ai aktualisht luan në kategoritë e ulëta në Portugali. Ky lojtar ka sjellë probleme serioze për skuadrën e Trepçës, e cila duhet të paguajë rreth 46 mijë euro për Aris Limassol-in.

Kur u transferua në Kosovë, Boniface ishte ende nën kontratë me qipriotët edhe për një tjetër sezon. Edhe pse Kosova ishte një kampionat ende i panjohur nga UEFA në vitin 2016, dokumentacioni nuk ishte respekuar. Boniface firmosi edhe luajti edhe me Partizanin shumë pak, teksa u transferua më pas në Bullgari.

Pretendimet e Arisit ishin për 400 mijë euro, aq sa mendonin se ishte vlera e sulmuesit në atë kohë, por gjithçka do të zgjidhet me 46 mijë euro të paguara në dy këste.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey