“Mos gënjeni veten se do dilni pa u lagur”/ Rama zbulon mesazhet që i kanë dërguar ndërtuesit

Sharing is caring!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mëngjesin e sotëm mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme. Shefi i qeverisë zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash, ku i kanë treguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kryeministri në këtë pikë ishte i prerë duke mos pranuar arsyetimet e tyre.

“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. U bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur.

Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj-lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh për Durrësit, Buxheti i programit të rindërtimit do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike. Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”, tha Rama.

Sharing is caring!

Loading...
shares