Kosova ende nuk e ka krijuar qeverinë e re.
Nëse vonohet krijimi i Qeverisë dhe nëse vendi potencialisht shkon në zgjedhje; atëherë shteti mund të bllokohet në aspektin financiar.
Drejtori i buxhetit dhe një njohësit i kushtetutës, nuk shohin asnjë zgjidhje tjetër nga data një prill.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj që tha se vendit mund të ketë krizë të madhe.
Ndërkaq, drejtori i buxhetit të Kosovës, Salvador Elmazi thotë se ligji për menaxhimin e financave publike thotë se ligji nuk parasheh zgjidhje nëse Kosovë deri në prill nuk i zgjedh institucionet e reja.
Zgjidhje tjetër në këtë rast, sipas Riza Smakës nuk parasheh as Kushtetuta.
Sipas tij, së pari duhet të formohet një qeveri e përkohshme, e më pas të shkohet me ndryshimin e Kushtetutës.