“Mos ma diskuto”, “çartet” Fifi në Big Brother VIP

Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit po bëhet shkaku që po nxit shumë debate, komente, këshilla nga pjesa më e madhe e banorëve.

Mbrëmjen e sotme, kjo marrëdhënie u bë motivi që krisi ndjeshëm marrëdhënien mes dy mikeshave, Fifit dhe Palomës.

Kjo e fundit e kishte këshilluar Fifin që të tregohej e rezervuar përballë Granitit, derisa ky i fundit të qartësojë ndjenjat e tij. Sot duket se kjo këshillë nuk u rrespektua nga ana e këngëtares, gjë që nuk i pëlqeu aspak Palomës.

Monika nga ana tjetër në kundërshtim me gazetaren, mendonte se në dashuri asnjëra nga palët nuk ka arsye të rezervohet, dhe kështu duket se mes kësaj tresheje lindi një konflikt.

Paloma: Unë nuk e konceptoj dot që femra të japë më shumë në një lidhje, Fifi duhet te tregohet më e tërhequr

Monika: E kush e tha se në lidhje duhet të bëjë më shumë mashkulli? Nëse dashuron dikë, edhe do ta përqafosh.

Fifi: Unë bëj çfarë të dua, a ka mundësi mos të flisni më për këtë çështje se boll më keni lodhur.

Sigurisht që në këto momente mërzie dhe lëndimi të Fifit, Graniti ishte ai që shkoi t’i qëndronte afër.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey