Mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka bërë të ditur se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit.

Do të fryjë edhe erë e fortë në drejtim jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë prej 4 deri në 13, kurse maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë në drejtim jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në 7 kurse maksimalja deri në 16 gradë Celsius.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey