Mot me diell këto dy ditë, rikthehet shiu e rrufetë

Shijojeni diellin këto dy ditë, rikthehet shiu e rrufetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java fillon me mot relativisht të qetë.

Sipas IHK-së, nga e mërkura pritet ndryshim i motit.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 maj 2021)

Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey